ShowBiz

Vajza e Fjolla Morinës reagon pas debateve me Albën: Nënat nuk preken

Vajza e Fjolla Morinës ka bërë një reagim shumë të fortë në story në Instagram për debatin e nënës së saj me Albën. Lediana ka dënuar sjelljen e Albës kundrejt nënës së saj duke e quajtur të papranueshme dhe të patolerueshmë. Ajo madje ka kërkuar një reagim nga personat që e kanë lejuar këtë sjellje të Albës kundrejt nënës së saj dhe se ajo nuk do ta tolerojë më dhe pret që të merren masa për këtë çështje.

Vajza e Fjollës: “Nuk do ta lejoj dhe nuk do të hesht përballë ofendimeve që i janë bërë nënës sime.

Kritika është një gjë, loja është diçka tjetër – por fyerja e një nëne dhe gruaje nuk do të jetë kurrë e pranueshme, në asnjë rrethanë dhe në asnjë format televiziv. Kufijtë janë kaluar dhe kjo nuk mund të trajtohet si “pjesë e spektaklit”. Nëna ime ka dinjitet, ka emër dhe ka familje pas vetes. Askush nuk ka të drejtë ta përdorë figurën e saj për sulme personale, për fjalë të ulëta apo për të fituar vëmendje. Kjo nuk është guxim, kjo është mungesë respekti. Asnjë gruaje nuk duhet ti permend fëmija sidomos kur ka mall për ta dhe ka 2-3 jav qe nuk i sheh.

Si vajza e saj, e them qartë: nuk do ta toleroj normalizimin e ofendimit. Sot është nëna ime, nesër mund të jetë çdo nënë tjetër. Dhe nëse heshtim, bëhemi pjesë e problemit. Pres reagim, reflektim dhe përgjegjësi nga ata që e lejuan këtë situatë. Sepse dinjiteti njerëzor nuk është opsion – është kufi.

Nënat nuk preken. Dhe nuk ofendohen.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/fjolla.morina/3794118536663493139/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DQr3bh4Atdp/?img_index=1