ShowBiz

Dhunohet gazetari Elton Tozaj – Rrezikon të humbas shikimin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës ku gazetari i njohur Elton Tozaj është dhunuar barbarisht. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Eltonit nëpërmjet faqes së tij në Instagram ku kanë denoncuar dhunuesit dhe madje kanë treguar që janë përsonazhe të Showbizit.

Ata madje kanë treguar se nga kjo dhunë e tmerrshme qe i eshte bere Eltonit, ai rrezikon të humabsi shikimin nga gjëndja e rëndë shëndetsore.

Elton Tozaj: “Të dashur miq,

Ditën e djeshme, rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare nga persona tashmë të identifikuar. Kërkojmë veçanërisht që një personazh i shoëbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit.

Eltoni është në luftë për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të jetë përsëri si dikur, mes nesh.

Me shumë dashuri, Familja.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/elton.m.tozaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DJonoFRIy8v/