ShowBiz

Produksioni merr masa për banorët e Big Brother Vip Kosova

Produksioni i Big Brother Vip Kosova është detyruar të marrë masa për banorët për papastërtinë. Me anë të një lajmërimi në televizorin që është i vendosur në holl, Big Brother lajmëroi banorët që do ti zbriten 2000 euro nga çmimi i madhë për shkak të papastërtisë. Për banorët ky vendim i produksionit i kapi në befasi dhe madje pati reagime të shumta nga disa prej banorë.

Produksioni: “Ajo që po ndodh në këtë shtëpi është e papranueshme. Papastërtia është bërë e vazhdueshme, ndërsa vëmëndja juaj ndaj rregullit dhe higjenës ka qenëse thuajse zero. Pavarsisht paralajmërimeve të vazhdueshme, ju keni zgjedhur të mos merrni përgjegjësi. Si pasojë e kësaj pakujdesie, janë detyruar të hyjnë kompani pastrimi, për të bërë atë që duhet të ishte detyra juaj e përditshme. Në këto kushte të indiferencës ndaj gjendjes në shtëpi, kam marrë një vendim drastik. Sot, ju hiqen 2 mijë euro nga çmimi final.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DTGfcApDDdD/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo/?fbid=830258209772957&set=a.122721253859993