Lifestyle

Parashikimi motit, 8 janar 2026

Një qendër ciklonare e vendosur prej disa ditësh në Perëndim të Ballkanit do të vijojë ndikimin e saj edhe në vendin tone duke sjellë vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në të gjithë Ultësirën Perëndimore.

Në zonat malore rikthehen reshjet e dëborës parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të intensiteti të reshjeve në të gjithë territorin e vendit por vetëm gjatë natës vonë pritet ndërprerje e tyre.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie të ndjeshme të tyre duke u luhatur nga -1 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në shumë zona të verilindjes deri në 11 gradë celcius do të jetë vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë nga drejtimi veriperëndimor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-enjte-8-janar-2026/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/high-angle-closeup-shot-isolated-green-leaf-puddle-rainy-day_10110622.htm#fromView=search&page=2&position=14&uuid=dab3ddb3-8991-41bc-a480-98c18aea3d45&query=+rainy+day