Lifestyle

Parashikimi motit, 9 janar 2026

Qarkullimi i masave ajrore të ftohta me origjinë Polare do të sjellin në territorin Shqiptar përmirësim të përkohëshëm të situatës së reshjeve si edhe rënie të temperaturave.

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje. Parashikohet që vonë pasdite të nisin sërish reshjet si fillim në veri dhe veriperëndim dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin.

Zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore do të kenë reshje dëbore ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht renie të tyre duke u luhatur nga -5 gradë celcius temperatura më e ulët e cila do të shënohet në Peshkopi dhe maksimumi do të ngjitet jo më shumë se 12 gradë celcius në qarkun e Durrësit. 

Era do të fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 75 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht verilindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 5 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-premte-9-janar-2026/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/snowy-mountain_906817.htm#fromView=search&page=1&position=4&uuid=bd1a3b31-1e1f-4579-849a-3ca97f5f600b&query=cold+cloudy+day