Ronela Hajati ka prekur ndjeshëm ndjekësat me një postim të rrallë dhe tejet emocional. Këngëtarja ka publikuar një foto të vjetër familjare, ku shfaqet fëmijë në krahët e babait të saj, e shoqëruar më një dedikim që të thyen zemrën. Në mesazhin prekës, Ronela e përshkruan të atin si një burrë të drejtë, puntorë dhe të respektuar, duke theksuar se sa krenare është për trashigiminë njerëzore që ai i ka lënë.
Ronela Hajati: “Dear Bushi! Deri në fund të jetës sime, këtë ditë do e kujtoj për ditën e lindjes tënde. Ditën që erdhi në jetë një fëmijë që do bëhej burrë shteti, burrë i nderuar nga të gjithë për punën dhe historinë që le pas dhe një bashkëshort e baba i mrekullueshëm! Na ke bërë kaq të lumtur mua dhe mamin sa ishe mes nesh! Do isha gruaja më me fat nëse do kisha që të kishte sikur gjysmën e cilësive dhe sjelljes tënde.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DS-O3RzjDtG/?img_index=1