Valdrin Sahiti ka tërhequr vëmëndjen në rrjetet sociale me një postim ironik, i cili u interpretua nga ndjekësit si një kunj ndaj Leonora Jakupit, opinionistes së Big Brother Vip Kosova.
Reagimi vjen një ditë pasi Leonora, gjatë Prime i tha Dolces se ajo “i ndërron meshkujt më shpejtë sesa atë e zë gjumi”, deklaratë që shkaktoi zhurmë mjaft të madhe edhe në studio. Pa përmendur drejtpërdrejtë emra, Valdrini publikoi një postim me tone tallëse, ku mesazhi i nënkuptuar ishte i qartë për publikun.
Postimi u shpërnda shpejtë dhe ndezi diskutime në rrjet, duke treguar se edhe jashtë mureve të shtëpisë më të famshme, fjalët dhe ironitë vazhdojnë të kenë peshë.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/valdrinsahitiii/?hl=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DPJMBJjjP_-/?hl=en