Lifestyle

Parashikimi motit, 19 janar 2026

Vlerat e ulëta barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin Shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të ulëta.

Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim të shfaqen vranësira të lehta si fillim në veri të vendit dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin  e vendit më të dukshme vranësirat do të paraqiten në skajin verior dhe verilindor të Shqipërisë megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 gradë celcius vlera më e ulët në Pukë deri në 14 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare. 

Era do të fryjë e lehtë dhe mestare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 45 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht verilindor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-19-janar-2026/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/natural-sky-clouds-background_27263628.htm#fromView=search&page=1&position=49&uuid=7668a4cb-ae64-4ee0-adcb-2af4b714fc68&query=sunny+day