ShowBiz

Xheneta për Leonorën si opinioniste e Big Brother Kosova: Liroja karrigen Valdrinit

Xheneta Fetahu opinionistja e “Big Talk” të Big Brother Vip Kosova 4, ka reaguar ashpër për kolegen e saj Leonora Jakupi e cila është opinioniste e Big Brother Vip Kosova.

Ajo ka përdorur fjalët që vetë Leonora ka thënë në Prime e mbrëmshëm që është e lodhur nga banorët dhe për Xhenetën nëse Leonora është kaq e lodhur duhet t’ja lirojë vendin Valdrin Sahitit i cili në mungesë të Leonorën në Prime e ka zëvëndësuar ai.

Mesa duket për Xhenetën, Valdrini është më i saktë në opinionet e tij sa Leonora.

Xheneta Fetahu: “Masi Leonora e pranoi publikisht që është lodhur nga banorët, ndoshta është koha me ia liru karrigen Valdrinit, i cili është dukshëm më adekuat për këtë punë. E meqenëse pëlqen me i shprehë komentet e njerëzve, le t’i lexojë edhe ato që po thonë qartë se kjo pozitë nuk është për të.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/xhennetafetahuu/3813770574325884568/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DPJMBJjjP_-/