Lifestyle

Parashikimi motit, 21 janar 2026

Aktivizimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në Perëndim të Ballkanit do të sjellë në territorin Shqiptar dominim të vranësirave duke sjellë reshje të pakta shiu në Ultësirën Perëndimore si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë deri në mëngjesin e së enjtes ku reshjet do të mbeten prezente.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në shumë zona të verilindjes deri në 13 gradë celcius do të jetë vlera më e lartë në rang territori. 

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 kilometra në orë nga drejtimi verilndor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-merkure-21-janar-2026/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/weather-effects-composition_33609915.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=56b9e2ed-bbe1-4c05-9986-38bf498c4875&query=rainy+day