ShowBiz

Xheneta Fetahu e revoltuar me fansat: Unë pëlqej kë të dua

Xhenta Fetahu ka shprehur revoltën e saj kundrejt fansave të Elijonës të cilët e kanë akuzuar se ajo pëlqen Benitën dhe nuk mbron Elijonën.

 

Ajo ka treguar se ka reaguar dhe në rastet kur Benita e ka patur gabim në drejtim të Elijonës dhe se ajo nuk mban anë në komentet e saj kundrejt banorëve të Big Brother Vip Kosova 4 duke qenë dhe se ajo është opinioniste e Big Talk.

 

Fansat kanë reaguar pasi ajo postoi një video të Benitës dhe Klodit në festën që vëllai i mad hi organizoi ku për Xhenetën Klodi dhe Benita kanë shumë kimi me njëri tjetrin.

 

Xheneta Fetahu: “Po e shoh që menjëherë dhezen njerëzot me shkru për inat të Elionës. Unë e kam të drejtën e botës me shpreh kë e pelqej dhe se kush me duket se ka kimi tmire. Edhe kur Benita ka qenë gabim ndaj Elionës, unë kam qenë e para që kam reaguar. Kështu që kurseni energjinë dhe mos u lodhni kot s’ju ka hije.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/?hl=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DTx-D0iDf3l/?hl=en&img_index=1