ShowBiz

Reagojnë për herë të parë familjarët e Mateos pas situatës me Brikenën

Familjarët e Mateos kanë bërë një reagim publik për herë të parë në lidhje me situatën e tij me Brikenën. Ata kanë publikuar një foto të Mateos dhe posht saj kanë sqaruar pozicionin e tyrë në raportin e Mateos dhe Brikenës ku sipas tyre ata kanë respektuar do ta respektojnë zgjedhjen e djalit të tyre.

Ndërsa përsa i përket Brikenës ata kanë shprehur vetëm fjalë të mira për të dhe se për familjarët e Mateos rëndësi ka që ata të jenë të lumtur cilado qoftë zgjedhja e tyre.

 

Familjarët e Mateos: “SQARIM PUBLIK

Si familjarë të Mateos, ndjejmë përgjegjësinë të bëjmë një sqarim lidhur me diskutimet e fundit.

Që në fillim, kemi respektuar ndjenjat dhe zgjedhjet e tij, duke i qëndruar pranë me mirëkuptim dhe mbështetje, deri në momentin që situata u qartësua plotësisht.

Me këtë rast, dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë të sinqertë për familjarët e Brikenës, të cilët kanë treguar mirëkuptim dhe korrektësi. Për Brikenën ndjejm të themi vetëm fjalë të mira: ajo është një vajzë e edukuar, e ndjeshme dhe me vlera, e cila ka treguar qetësi në një situatë jo të lehtë për t’u përballuar publikisht. I urojmë sinqerisht çdo të mirë, qetësi shpirtërore dhe suksese në çdo hap të saj në shtëpin e BIG BROTHER.

Sot, jemi krenarë për Mateon dhe mbetemi të hapur e respektues ndaj çdo zgjedhjeje që ai bën, duke mbështetur gjithmonë atë që e bën të ndihet i qetë dhe i plotësuar.

Mbështetja jonë si familje është dhe do të mbetet e palëkundur.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/mateo.borri/?hl=en

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CgrDvj4sY3O/?hl=en