ShowBiz

Historia e trishtë e Lornës: Humba babin dhe nuk i shkova dot në varrim

Ish banorja e Big Brother Vip Albania, Lorna ka bërë një rrëfim shumë tronditës të jetës së saj. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Lorna ka treguar që nënën dhe babin i ka humbur në moshë shumë të re, por dhimbja më e madhe për të ishte kur humbi babain dhe nuk mundej dot te ishte në varrimin e tij për arsye se ndodhej në Amerikë.

Lorna ka qenë një nga banoret më të komentuara të këtij sezoni në Big e cila la shtëpinë të martën gjë që habiti publikun, por edhe vetë Lornën.

 

Lorna: Kur humbi jetën im atë unë nuk e pata mundësinë që të kthehesha dhe ta shikoja se isha në Amerikë dhe fatkeqësisht ishte e tmerrshme kjo gjë. Kemi bërë maksimumin përfshirë dhe nga ana ime se baza e tij dhe mbështetja e tij financiare patjetër që kam qenë unë gjatë gjithë harkut kohorë që ka qenë i sëmurë. Besoj që sëmundja e diabetit ju shfaq qëkur i vdiq mami sepse u stresua jashtëzakonisht shumë. Unë fatkeqësisht nuk mund të kthehesha dhe im atë ishte personi i parë që më tha ti nuk duhet të kthehesh ishte një ndër amanetet që ai më la.”

Burimi i artikullit:

https://www.youtube.com/watch?v=TBXMSt0OLdY

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=TBXMSt0OLdY