Aktivizimi i një qëndre të presionit të ulët atmosferik në rajonin e Ballkanit do të sjellë në territorin e Shqipërisë dominim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat Veriperëndimore – Jugperëndimore si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat malore Lindore.
Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke risjellë intervalet me kthjellime në vend. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre duke luahtur vlerat ditore nga -1 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në shumë zona të verilindjes deri në 16 gradë celcius do të jetë vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 kilometra në orë nga drejtimi verilindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-shtune-31-janar-2026/