Alban Skënderaj e çoi “Motiv i Jetës Time” aty ku shumë artistë vetë ëndërrojnë, në zemër të Londrës. Pas netëve që lanë gjurmë në Tiranë, Milano dhe Prishtinë, mbrëmë ishte radha e kryeqytetit britanik të të përjetonte një koncert që tashmë i përket historisë së muzikës shqiptare.
Mijëra zemra të çuara peshën rrahën në ritmin e këngëve të Alban Skënderaj në Eventi Apollo një nga avenu-t më historike në botë ku kanë performuar emra legjendarë si, The Beatles, Queen, David Bowie, Prince, Madonna, Adele, Elton John e Coldplay.
Një sukses i arritur jo nga zhurma promocionale, por si pasojë e një e një besnikërie të ndërtuar ndër vite me publikun e tij edhe përtej kufijve.
Koncerti i Alban Skënderajt në Londër ishte më shume se një koncert. Ishte një moment identiteti, një ndjesi përkatësie dhe një dëshmi e fortë se muzika shqiptare di të gjejë vendin e saj edhe në skenat më të mëdha të botës. Në Londër ‘Motivi i Jetës Time’ jo vetëm u kënduar nga mijëra zemra por – u jetua.
Burimi i artikullit:
https://www.instagram.com/p/DQj8MFwjbEm/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C79LOf6tdAz/?img_index=10