ShowBiz

“U shokova”/ Rabea Shahini Reagon ashpër ndaj deklaratave të babait të Selinit për Mirin

Situatat e tensionuara dhe përplasjet mes banorëve në “Big Brother Vip” jo rrallëherë kanë kaluar kufinjtë e shtëpisë, duke përfshirë edhe familjarët e tyre. Këta të fundit, herë pas here, kanë zgjedhur të reagojnë publikisht përmes intervistave apo rrjeteve sociale, me deklarata të forta që kanë shtuar edhe më shumë debat.

 

Së fundmi, ka qenë Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, ajo që ka thyer heshtjen pas deklaratave të bëra në drejtim të partnerit të saj. Në një intervistë për “Big Brother Radio”, Rabea ka folur hapur për rrugëtimin e Mirit në lojë, duke ndalur vëmendjen edhe te raporti i tij me Selin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

 

Por nuk ka munguar as reagimi i saj ndaj deklaratës së babati të Selinit, e cila ka ngjallur jo pak diskutim. Rabea u shpreh se ishte e shokuar nga ajo çfarë ishte thënë për Mirin, duke theksuar se disa kufij nuk duhet të kapërcehen, pavarësisht lojës dhe dinamikave të reality show-t.

 

Unë e kam parë intervistën kur doli te “Shqipëria Live” dhe në momentin e parë isha e shokuar. Nga njëra anë, e kuptoj merakun që ka babai për vajzën e vetë, por kjo s’të jep të drejtën të gjykosh dikë që nuk e njeh. Miri nuk bëri asgjë, ai ka bërë lojën e tij. Unë dua të jem gjithmonë diplomate, por nuk i jap të drejtën të shprehet ashtu. Patjetër që më ka nevrikosur, kush nuk do prekej nga një fjali e tillë.

Unë them ti si baba, nuk duhet t’ia japësh të gjithë fajin Mirit, shikoje pak edhe vajzën tënde. Ajo ka marrë disa këshilla nga jashtë. Duhet të shikojë edhe vajzën e vetë se e ka edukuar ai jo Miri. Është një marrëdhënie miqësore që ka lindur nga një detyrim që kanë patur ata të flenë në një krevat, e kanë pranuar sfidën dhe kështu nisi loja e tyre. Secili përfiton në atë marrëdhënie. Nëse ka dyshime, dyshimet ushqehen nga Selin, jo nga Miri. Mirit i pëlqen Selin si një shoqe, mundohet të mbrojë Selin nga sulmet që ndodhin atje brenda, nga ofendimet, edhe pse Selin është e zonja vetë.

 

Deklarata e saj pritet të sjellë reagime të reja dhe të ndezë edhe më tej diskutimet mes ndjekësve të programit, teksa përplasjet duket se nuk po mbeten më vetëm mes banorëve, por edhe jashtë mureve të shtëpisë së BBV.

 Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=ZNJ9t-0WJT8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/miri_westsidefamily/?hl=en