Lifestyle

Parashikimi motit, 6 shkurt 2026

Do të vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në territorin Shqiptar, duke bërë që orët e paradites të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu ku më të dendura reshjet do të paraqiten në zonat Veriore dhe zonat Qëndrore.

Parashikohet që kjo situatë atmosferike të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i ndjeshëm i vranësirave dhe reshjeve në pjesën më të madhe të territorit duke i zhvendosur ato drejt zonave Lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale por ulen maksimumet duke u luhatur nga 4 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të shënohet në qytetin e Sarandës.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 kilometra në orë nga drejtimi Jugperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-premte-6-shkurt-2026/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beautiful-stream-going-through-snow-covered-grassy-shore-trees_11206499.htm#fromView=search&page=1&position=11&uuid=e1211dbe-b2e0-4bd5-ae9d-46c310d61178&query=cold+rainy+day