Territori shqiptar këtë të shtunë, më 14 shkurt, do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës.
Paraditja parashikohet me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat veriore dhe verilindore. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, vranësirat do të shtohen në pothuajse të gjithë territorin, duke gjeneruar reshje të pakta dhe të përkohshme shiu, kryesisht në veri dhe qendër.
Në zonat malore priten reshje të dobëta dëbore, kryesisht në Alpet shqiptare dhe zonat mbi 800 metra lartësi.
Temperaturat e ajrit do të mbeten tipike për stinën e dimrit, duke luhatur vlerat minimale nga rreth -1°C në zonat malore deri në 6°C në ultësirën perëndimore, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 15°C në zonat e ulëta.
Era do të fryjë mesatare, herë pas here e fortë në bregdet, me drejtim kryesisht veriperëndimor, duke sjellë dallgëzim në det.
Temperaturat sipas zonave:
Zonat malore: -1°C / 6°C
Zonat e ulëta: 4°C / 15°C
Zonat bregdetare: 6°C / 14°C
Në përgjithësi, dita e Shën Valentinit do të karakterizohet nga mot i freskët, me alternime vranësirash dhe intervale të shkurtra reshjesh, ndaj rekomandohet të mos mungojë çadra për ata që kanë plane jashtë
Linku: https://meteoalb.com/europa-moti-e-premte-13-shkurt-2026/
Foto: Freepik.com