Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka bërë një rrëfim surprizues për një eksperiencë nga jeta e saj sentimentale, duke treguar se një nga ish-partnerët e saj rezultoi të ishte homoseksual.
Gjatë një bisede të sinqertë, artistja rrëfeu se kishte qenë në një lidhje disa mujore me të, pa e kuptuar asnjëherë të vërtetën. Sipas saj, situata ishte bërë e qartë për të gjithë të tjerët përreth, por jo për vetë atë.
“Shokët e mi e kishin kuptuar të gjithë, përveç meje. Edhe mamaja ime e kishte kuptuar,” është shprehur Rexha, duke treguar se lajmi i erdhi si një surprizë e madhe.
Ajo shtoi se partneri në fillim i ishte dukur shumë i përkushtuar dhe i dashuruar, ndaj nuk kishte dyshuar për asgjë. E vërteta, sipas saj, doli në pah më vonë, duke e bërë këtë eksperiencë një moment reflektimi për të.
E njohur për natyrën e saj të hapur, Bebe Rexha ka folur edhe më herët për jetën personale dhe për mënyrën se si e sheh dashurinë, duke theksuar se për të ajo nuk ka kufij të përcaktuar dhe se ndjenjat janë më të rëndësishme se etiketat.
Rrëfimi i saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, duke nxitur diskutime të shumta në rrjete sociale për marrëdhëniet dhe sinqeritetin në çift.
Foto: https://www.instagram.com/beberexha/