Lifestyle

People at the Jokulsarlon Glacial Lagoon, Breidamerkurjokull Glacier, Vatnajokull Ice Cap, Iceland

Si të shohësh “Aurora Borealis” dhe pse 2026 është viti ideal?

Dritat Veriore, të njohura si “Aurora Borealis”, janë një nga spektaklet më magjepsëse të natyrës, por për t’i parë ato nuk mjafton vetëm fati. Sipas ekspertëve të cituar nga BBC Travel, për t’i përjetuar realisht duhet planifikim, durim dhe njohja e kushteve të duhura.
Një nga këshillat kryesore të “gjuetarëve të aurorës” është të largohesh nga qytetet dhe ndotja e dritës. Sa më i errët të jetë qielli dhe sa më pak re të ketë, aq më e madhe është mundësia për të parë këtë fenomen unik.
Ekspertët theksojnë gjithashtu se vendndodhja është vendimtare. Zonat më të mira për të parë Dritat Veriore janë ato pranë Rrethit Arktik, si Norvegjia, Islanda, Finlanda, Alaska apo Kanadaja veriore, ku fenomeni shfaqet më shpesh.
Një tjetër faktor kyç është koha. Sezoni ideal për të parë aurorën është nga fundi i shtatorit deri në fillim të pranverës, kur netët janë më të gjata dhe më të errëta. Ora më e mirë për ta vëzhguar është zakonisht mes 22:00 dhe 02:00 pas mesnate.
Sipas specialistëve, viti 2026 konsiderohet veçanërisht i favorshëm për të parë këtë fenomen, pasi aktiviteti diellor është në një fazë të lartë, çka rrit shanset për shfaqje më të shpeshta dhe më intensive të aurorës.
Por çfarë janë në të vërtetë Dritat Veriore? Ato krijohen kur grimcat e ngarkuara nga Dielli përplasen me gazrat në atmosferën e Tokës, duke prodhuar ngjyrat spektakolare që shfaqen në qiell.
Megjithatë, edhe me të gjitha kushtet perfekte, ekspertët paralajmërojnë se durimi është thelbësor. Aurora është një fenomen i paparashikueshëm dhe mund të kërkojë orë të tëra pritjeje në të ftohtë – por kur shfaqet, përjetimi konsiderohet i paharrueshëm.

Në fund, “gjuetarët e aurorës” këshillojnë të mos dorëzohesh pas një nate pa fat, pasi çdo përpjekje rrit shanset për të parë një nga mrekullitë më të bukura të planetit.
Burimi i medias së huaj:
https://www.bbc.com/travel/article/20260122-an-aurora-chasers-guide-to-the-northern-lights