ShowBiz

Nuk ndalojnë përplasjet mes Selin dhe Rogeriti: Ti do burra vetëm me lekë

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP duket se nuk po qetësohen. Gjatë ditës së sotme, Rogerti është përfshirë sërish në një debat të ashpër me banoren Selin, duke rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien e tensionuar mes tyre.

Gjatë diskutimit, Rogerti i drejtoi Selinit akuza të drejtpërdrejta duke pretenduar se ajo është e interesuar vetëm për meshkuj që kanë para. Në fjalët e tij ai tha se ajo kërkon “vetëm burra me lekë”, ndërsa shtoi se një nga banorët e tjerë në shtëpi, Gimbon, sipas tij ajo e mban pranë vetëm për lojë.

Deklaratat e tij shkaktuan menjëherë reagime në shtëpi, pasi vijnë vetëm pak kohë pasi Rogerti i kishte kërkuar falje Selinit për fjalët e rënda që kishte përdorur ndaj saj më herët.

Përplasjet mes tyre nuk janë të reja. Edhe gjatë spektaklit të së martës, Rogerti ishte në qendër të debatit për mënyrën e komunikimit dhe gjuhën që përdori ndaj Selinit dhe banorëve të tjerë. Situata krijoi reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, ku publiku në rrjetet sociale diskutoi gjerësisht sjelljen e tij.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë Rogerti ishte larguar përkohësisht nga formati, pasi doli nga shtëpia dhe bëri një paraqitje në studio. Megjithatë, pas një kohe të shkurtër ai u rikthye sërish në lojë, duke vazhduar qëndrimin në Big Brother VIP.

Qasja e tij e drejtpërdrejtë dhe shpesh konfrontuese po e kthen Rogerin në një nga banorët më të komentuar dhe polemikë të këtij sezoni, ndërsa debatet e vazhdueshme me Selin duket se po ndikojnë edhe më shumë në dinamikat brenda shtëpisë.

Burimi: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip

Foto: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip