ShowBiz

Motra e Gimbos reagon për “dasmën” në BBV: Selin mund të jetë një nuse e Kosovës

Motra e Gëzimit, i njohur si Gimbo, ka reaguar për dasmën simbolike që ai dhe Selin organizuan në shtëpinë e Big Brother VIP. Ajetja ishte e ftuar në emisionin “Goca & Gra”, ku ndau mendimin e saj për çiftin dhe momentin që u transmetua në spektakël.

Ajo u shpreh se familja e tyre është shumë e lumtur për mënyrën se si u zhvillua ceremonia dhe se Selin i është dukur një nuse shumë e bukur.

“Nusja na duket yll. Nuk besoj se ka pasur një dasmë më të bukur se ajo që pamë mbrëmë në BBV. Prindërit janë shumë të lumtur. Natyrisht, kjo ishte një dasmë simbolike brenda formatit të Big Brother-it, ndërsa dasmën e vërtetë do ta bëjmë jashtë,” tha Ajetja.

Ajo shtoi se Selin tregoi se mund të përshtatet mirë me traditat shqiptare, duke vlerësuar edhe veshjen dhe atmosferën tradicionale të ceremonisë.

“Mbrëmë e dëshmoi se Selin mund të jetë një nuse e Kosovës. Nusja duhet të jetë me veshje kombëtare dhe me muzikë tradicionale, dhe ajo u duk shumë bukur,” u shpreh ajo.

Sipas saj, familja e Gimbos ende nuk ka pasur komunikim me prindërit e Selin, por shpreson që kjo të ndodhë pasi ata të dalin nga shtëpia e Big Brother-it.

“Ne jemi ana e dhëndrit dhe do të duhet të bëjmë edhe ndonjë hap. Do të presim të shohim si do të shkojë rrugëtimi i tyre,” tha ajo.

Megjithatë, Ajetja theksoi se duke njohur vëllain e saj, ajo e sheh të lumtur dhe beson se lidhja mes tij dhe Selin mund të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë.

“Në fillim nuk mendonim kështu, por tani dallohet që Selin ka interes dhe ndjenja. Ne gjithmonë do ta mbështesim,” përfundoi ajo.

Burimi: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip

Foto: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip