ShowBiz

Adrola Dushi flet për herë të rrallë për romancën me Capital T: Privatësia është më e shenjta

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi ka ndarë disa detaje nga jeta e saj personale dhe nga marrëdhënia me këngëtarin Capital T, një lidhje që u bë publike vetëm së fundmi dhe që ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku mori përkohësisht edhe rolin e bashkëmoderatores, Adrola foli hapur për raportin e saj me reperin, duke theksuar se për të dhe partnerin e saj gjëja më e rëndësishme mbetet ruajtja e privatësisë.

Modelja tregoi se lidhja e tyre nuk është diçka e re, pasi sipas saj ata kanë disa vite që janë bashkë, ndërsa publikimi i fotografive të para si çift erdhi pas shumë hezitimesh.

Ajo rrëfeu edhe momentin kur Capital T vendosi të publikonte një foto të tyre në rrjetet sociale, duke treguar se në fillim nuk ishin të sigurt nëse duhej ta bënin publik raportin. Në atë moment, Adrola ndodhej në Amerikë për punë dhe u emocionua kur pa reagimin e njerëzve.

“Janë bërë disa vite që jemi bashkë. Është si një maratonë. Kur e do diçka shumë, ia del. Por nuk duam të shfaqemi kudo, sepse privatësia është gjëja më e shenjtë”, u shpreh ajo gjatë bisedës.

Adrola theksoi gjithashtu se nuk ka dëshirë të tregojë çdo detaj të jetës së saj personale, pasi për të është e rëndësishme që disa gjëra të mbeten larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, ajo u shpreh e lumtur që marrëdhënia e saj me Capital T është pritur shumë mirë nga fansat dhe publiku.