Lifestyle

Parashikimi i motit 16 Mars 2026

Dita në Shqipëri do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e para të mëngjesit dhe gjatë paradites priten intervale me diell sidomos në zonat bregdetare dhe në ultësirën perëndimore ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të bëhen më të dukshme në disa zona të vendit

Në disa rajone të veriut dhe të lindjes nuk përjashtohen reshje të lehta shiu ndërsa në zonat malore vranësirat do të jenë më të shpeshta. Në pjesën jugore të vendit moti pritet të jetë më i qëndrueshëm me më shumë kthjellime gjatë ditës

Temperaturat do të mbeten relativisht të buta për këtë periudhë. Në zonat malore temperaturat minimale pritet të zbresin rreth 6 gradë ndërsa në zonat bregdetare dhe në ultësirën perëndimore temperaturat maksimale gjatë mesditës mund të arrijnë deri rreth 17 ose 18 gradë Celsius

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në bregdet dhe në det të hapur herë pas here mund të ketë forcim të saj. Deti parashikohet me dallgëzim të ulët deri mesatar gjatë gjithë ditës

Në përgjithësi dita pritet të jetë e qëndrueshme me temperatura pranverore dhe me intervale të gjata kthjellimesh në shumë zona të Shqipërisë.

Burimi;

Foto; Freepik.com