ShowBiz

Çfarë po ndodh me “BBVIP”? Ndryshon papritur programi, shtyhet mbrëmja e radhës

Një ndryshim i papritur ka ndodhur në programin e “Big Brother VIP Albania”, duke surprizuar ndjekësit e spektaklit. Mbrëmja e radhës nuk do të transmetohet sipas zakonit, por është zhvendosur për ditën e mërkurë.

Sipas informacioneve, ky vendim i produksionit lidhet me një ngjarje të rëndësishme sportive. Në të njëjtën mbrëmje, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Turqinë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës, një ndeshje që konsiderohet historike për futbollin kosovar.

Takimi, që pritet të nisë në orën 20:45 dhe do të transmetohet në Top Channel dhe DigitAlb, ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut shqiptar, duke detyruar kështu ndryshimin e orarit të spektaklit.

Ndërkohë, brenda shtëpisë së BBVIP tensionet janë në rritje. Këtë javë në nominim janë Mal, Edisa dhe Shëndrit. Ky i fundit u përfshi në listë pasi hapi “Kutinë e Pandorës”, një lëvizje që ka ndikuar drejtpërdrejt në dinamikën e lojës.

Publiku do të duhet të presë deri të mërkurën për të mësuar se cili prej banorëve do të eliminohet nga gara, në një natë që pritet të sjellë emocione dhe zhvillime të papritura.

Burimi: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?hl=en

Foto:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?hl=en