Banorja e “Big Brother VIP Albania”, Selin, ka përjetuar një nga momentet më të forta emocionale gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar, pasi u përball me një kërkesë të papritur nga nëna e saj: të largohej nga gara.
Kjo situatë e vendosi Selin përballë një dileme të vështirë, mes ndjenjave familjare dhe dëshirës për të vazhduar rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në vend. Pas rikthimit në ambientet e shtëpisë, ajo vendosi të reflektojë dhe të japë një përgjigje të sinqertë në dhomën e rrëfimit.
Me emocione të forta dhe lot në sy, Selin rrëfeu se fjalët e nënës së saj kishin një peshë të jashtëzakonshme për të. Ajo pranoi se ishte ndjerë e rënduar psikologjikisht, por njëkohësisht u shpreh e lehtësuar që familja e saj nuk ishte zhgënjyer prej saj.
“Jam shumë e ngarkuar emocionalisht. Fjalët e mamit për mua kanë shumë rëndësi. Ajo që më ngrohu ishte fakti që nuk ishin mërzitur me mua”, u shpreh ajo mes emocionesh.
Megjithatë, pavarësisht kësaj kërkese të papritur, Selin mori një vendim të fortë: të vazhdojë garën deri në fund. Finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania” është caktuar për më 18 prill, dhe duket se ajo është e vendosur të luftojë deri në fund për rrugëtimin e saj.
Gjatë rrëfimit, ajo nuk la pa komentuar edhe tensionet e fundit brenda shtëpisë, duke reaguar ashpër ndaj dy banorëve të tjerë, Mirit dhe Rogertit. Sipas saj, ata kanë tentuar të dëmtojnë imazhin e saj publik me deklaratat e bëra.
“Dy burra janë përpjekur të ulin imazhin e një vajze, që në fund të fundit është thjesht një vajzë. Nuk do ta lejoja kurrë që burra të tillë të fitojnë duke u mbështetur mbi një vajzë. Ata do të mbajnë përgjegjësi për çdo fjalë që kanë thënë”, tha Selin me tone të forta.
E gjithë kjo situatë duket se e ka bërë Selin më të vendosur dhe më të fortë për të vazhduar lojën, duke treguar se, pavarësisht sfidave emocionale dhe presionit nga jashtë, ajo është e gatshme të përballet me çdo situatë për të arritur deri në finale.
Burimi: https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en
Foto:https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en