ShowBiz

“Të kujtojnë gjë?”/ 1 Prilli në BBVIP: Rogerti surprizon Monika Kryemadhin me xhaketat e Ilir Metës

Një moment i pazakontë dhe plot humor ka ndodhur gjatë spektaklit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, ku 1 Prilli nuk kaloi pa një surprizë të veçantë për Monika Kryemadhin.

Gjithçka nisi kur Rogerti vendosi ta vinte në “kurth” ish-deputeten, duke pretenduar se ata njiheshin që më parë dhe se kishin bërë një marrëveshje për ta mbështetur atë në rolin e opinionistes. Për ta bërë skenarin më bindës, ai solli në studio disa xhaketa, duke e pyetur: “A të kujtojnë gjë këto xhaketa?”

Situata mori një kthesë interesante kur u zbulua se xhaketat i përkisnin ish-presidentit Ilir Meta, të cilat, sipas rrëfimit, ai ia kishte dhënë xhaxhait të Rogertit, ish-deputetit Paulin Sterkaj.

Monika Kryemadhi reagoi menjëherë, duke e marrë me sportivitet situatën dhe duke u shprehur: “Po, më kujtojnë babanë e fëmijëve të mi. Iliri, kur u dobësua, xhaketat e tij ia dha xhaxhait të Rogertit. Ai është i lidhur me Ilir Metën, jo me mua.”

Pas zbulimit të shakasë, ajo nuk ngurroi të shtonte me humor: “Shumë mirë që ndodhi, se kisha ca ditë pa e përmendur emrin e Ilirit.”

Kjo skenë solli të qeshura dhe reagime në studio, duke e kthyer spektaklin në një moment argëtues për publikun, ndërsa tregoi edhe një herë se batutat dhe surprizat janë pjesë e pandashme e formatit.

Burimi: https://www.instagram.com/rogertsterkaj/?hl=en

Foto: https://www.instagram.com/rogertsterkaj/?hl=en