Lifestyle

Woman jumping over abyss in fornt of sunset.

Studimi: Mos lejoni që tregu i takimeve t’ju kthejë në “produkt”

Një artikull i publikuar në Psychology Today ngre shqetësimin se mënyra si njerëzit prezantohen në aplikacionet e takimeve mund të ndikojë negativisht në gjetjen e një lidhjeje serioze.

Sipas studimit, në përpjekje për të tërhequr vëmendje në një “treg” gjithnjë e më konkurrues, shumë persona zgjedhin të paraqiten në mënyrë të seksualizuar. Megjithatë, kjo strategji mund të ketë pasoja të kundërta nga ato që synohen.

Hulumtimet tregojnë se profilet e seksualizuara shpesh perceptohen më pak seriozisht dhe lidhen me interes më të ulët për marrëdhënie afatgjata.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo qasje mund të çojë në objektivizim, duke bërë që individi të shihet më shumë si një “produkt” sesa si një person me vlera dhe emocione. Po ashtu, krijohet edhe perceptimi se personi është i përshtatshëm vetëm për lidhje afatshkurtra, jo për një marrëdhënie të qëndrueshme.

Një tjetër problem është se sinjalet e përziera – si kombinimi i një imazhi shumë provokues me një përshkrim serioz – mund të shkaktojnë mosbesim tek të tjerët, duke ulur më tej shanset për një lidhje të qëndrueshme.

Studiuesit theksojnë se, ndonëse tërheqja e vëmendjes është hapi i parë në njohjet online, ajo nuk mjafton për të ndërtuar një marrëdhënie reale. Ajo që ka më shumë rëndësi është mënyra se si një person perceptohet në tërësi.

Mesazhi kryesor i ekspertëve është i qartë: për të gjetur një lidhje të qëndrueshme, është më e rëndësishme të tregosh autenticitet dhe personalitet, sesa të fokusohesh vetëm tek pamja e jashtme.