ShowBiz

“Je plusi dhe minusi im…” Deklarata e Mateos për Brikenën që po bën bujë

Emocionet në “Big Brother VIP Albania” po arrijnë kulmin, ndërsa marrëdhëniet mes banorëve po komentohen gjerësisht nga publiku. Një nga raportet më të përfolura mbetet ai mes Mateos dhe Brikenës, i cili vazhdon të tërheqë vëmendjen me zhvillimet e fundit.

Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Heidi Bacin, Mateo Borri ka bërë një rrëfim të sinqertë për lidhjen e tij me Brikenën, duke e përshkruar atë si një marrëdhënie të mbushur me emocione të forta.

“Unë ia kam thënë Brikenës: ‘ti je plusi dhe minusi im’… sepse si Mateo nuk cenohem në asgjë, por në momentin që preket ajo që kam më të shtrenjtë, atëherë ndryshon gjithçka,” u shpreh ai.

I pyetur nëse do të dëshironte që Brikena të ishte më “luftarake” në lojë, Mateo theksoi se respekton plotësisht karakterin dhe mënyrën e saj të të vepruarit.

“Brikena ka karakterin e saj dhe ka treguar edukatën e saj. Nuk jam askushi për t’i thënë çfarë duhet të bëjë,” shtoi ai.

Megjithatë, ai la të kuptohet se disa situata mund të ishin menaxhuar ndryshe, duke sugjeruar se Brikena mund të kishte vendosur më shumë kufij në raport me banorët e tjerë.

Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të shumta në rrjet, duke hedhur dritë mbi një marrëdhënie komplekse, ku ndjenjat e forta ndërthuren me zhgënjime dhe pritshmëri. Historia e tyre vazhdon të mbetet një nga më të komentuarat e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”.

Burmi;https://www.instagram.com/mateo.borri/?hl=en

Foto:https://www.instagram.com/mateo.borri/?hl=en