ShowBiz

Tayna surprizon Mimoza Ahmetin me dron në “Ferma VIP”

Një moment i veçantë ka thyer rutinën në “Ferma VIP”, duke vendosur në qendër të vëmendjes poeten Mimoza Ahmeti. Banorët janë surprizuar kur një dron është shfaqur mbi ambientet e fermës, duke sjellë një mesazh mbështetës që rezultoi të ishte mjaft domethënës.

Pas kësaj surprize qëndronte reperja e njohur Tayna, e cila duket se po ndjek nga afër rrugëtimin e Mimozës në spektakël. Ky gjest vjen pas një momenti që u bë viral në rrjet, ku poetja u pa duke kënduar një nga këngët e saj brenda fermës.

Vetë Tayna kishte reaguar më herët në rrjetet sociale, duke ndarë videon e Mimozës dhe duke shkruar me humor: “Kur të rritem dua të bëhem si Moza”, një koment që u mirëprit nga ndjekësit dhe u shpërnda gjerësisht.

Brenda “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun, falë spontanitetit dhe energjisë së saj unike. Momentet e saj të veçanta, sidomos kur interpreton këngë moderne, kanë sjellë shumë reagime dhe janë bërë virale në rrjet.

Surpriza me dron ka emocionuar jo vetëm Mozën, por edhe banorët e tjerë, të cilët e kanë përgëzuar për mbështetjen e marrë. Atmosfera në fermë u mbush me entuziazëm, duke treguar edhe një herë se ky format arrin të krijojë lidhje të forta mes artistëve dhe publikut.

Ky gjest nga Tayna ka shtuar edhe më shumë interesin rreth figurës së Mimoza Ahmetit, e cila po vijon të jetë një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni.

Burimi;https://www.instagram.com/fermavip.al/?hl=en

Foto;https://www.instagram.com/fermavip.al/?hl=en