Lifestyle

Një periudhë e re dhe pozitive nis për këto 3 shenja të horoskopi

 Muaji maj 2026 duket se sjell energji të reja dhe ndryshime pozitive për disa shenja të zodiakut. Sipas astrologes Amy Demure, tre shenja në veçanti po hyjnë në një fazë më të qetë, më të qëndrueshme dhe me zhvillime të rëndësishme në dashuri, karrierë dhe jetën personale.

Demi
Për Demin, maji konsiderohet një muaj vendimtar. Largimi i Uranit nga kjo shenjë pas shtatë vitesh sjell më shumë stabilitet dhe qetësi. Astrologia shprehet se shumë persona të kësaj shenje do të ndiejnë rritje dhe përmirësim në çdo aspekt të jetës së tyre.

Hëna e Re në Dem më 16 maj pritet të ndikojë fuqishëm në vetëbesimin dhe imazhin e tyre profesional. Sipas parashikimeve, Demi do të vërejë edhe ndryshim në mënyrën se si trajtohet nga të tjerët, sidomos në punë.

Binjakët
Për Binjakët, fokusi kryesor mbetet jeta sentimentale. Pas një periudhe të mbushur me zhgënjime, kjo shenjë duket se hyn në një cikël më pozitiv emocional.

Sipas Amy Demure, shumë Binjakë do të rikthejnë emocionet në marrëdhëniet e tyre ose do të njohin persona të rinj që do t’u sjellin energji dhe frymëzim. Kjo periudhë pritet të rrisë edhe sharmin dhe vetëbesimin e tyre.

“Është momenti kur kuptoni forcën tuaj dhe tërhiqni eksperienca më të mira,” shprehet astrologia.

Akrepi
Ndërkohë, për Akrepin kjo periudhë konsiderohet si një rilindje personale. Shumë persona të kësaj shenje do të lënë pas ngarkesa emocionale dhe situata që i kanë rënduar prej kohësh.

Astrologia thekson se Akrepët do të fillojnë të kuptojnë më qartë se çfarë kërkojnë nga marrëdhëniet dhe jeta e tyre e përditshme, duke hyrë në një fazë më të balancuar dhe më të qartë emocionalisht.