ShowBiz

Elijona flet për raportin me Klodin: “Për momentin vetëm shokë”

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona, ka reaguar së fundmi ndaj aludimeve që kanë qarkulluar në rrjet për një lidhje apo fejesë të mundshme me Klodin.

E ftuar në një intervistë, ajo sqaroi se raporti mes tyre vazhdon të jetë shumë i mirë edhe pas përfundimit të spektaklit, por theksoi se aktualisht nuk bëhet fjalë për diçka më shumë se shoqëri.

“Klodin e vlerësoj shumë si shok për momentin. Kalojmë shumë mirë bashkë, njëjtë si edhe në Big, dhe e kemi ruajtur raportin shumë mirë”, u shpreh Elijona.

Ajo shtoi se secili ka jetën dhe angazhimet e veta, ndërsa nënvizoi se mendimi i saj për Klodin nuk ka ndryshuar që nga koha në BBVK.

Gjatë intervistës, Elijona mohoi kategorikisht edhe lajmet që flasin për një fejesë mes tyre, duke i cilësuar si aludime pa bazë që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Deklarata e saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të formatit, të cilët prej kohësh komentojnë afrimitetin mes dy ish-banorëve.

Burimi;https://www.instagram.com/elijona/?hl=en

Foto:https://www.instagram.com/elijona/?hl=en