ShowBiz

“Nuk më intereson nëse merr frymë”, çfarë po ndodh mes Kostanës dhe Zhakut?

Marrëdhënia mes Kostanës dhe Zhakut në “Ferma VIP” duket se është krisur përfundimisht. Dy fermeret kanë shkëmbyer akuza të forta ndaj njëra-tjetrës gjatë ditëve të fundit, duke krijuar tensione të vazhdueshme në shtëpi.

Sipas Zhakut, gjithçka nisi pas ndërhyrjes së Kostanës në debatin që ajo pati me Sonin në spektaklin e kaluar. Zhaku u shpreh se është ndjerë e sulmuar dhe e ofenduar nga gazetarja, duke përdorur edhe tone të ashpra ndaj saj.

“Kostana më ka sulmuar dhe më ka ofenduar. E kam mbyllur me atë dhe nuk më intereson merr apo jo frymë. Edhe në debatin tim me Sonin, ndërhyri”, deklaroi Zhaku.

Nga ana tjetër, Kostana zgjodhi të mos e komentojë drejtpërdrejt konfliktin, por theksoi se do të mbështesë çdo person që ka punuar për karrierën e vet dhe nuk pranon denigrimin.

“Kam respekt për këdo që punon. Nëse vjen dikush për të tentuar të denigrojë figurën e dikujt, nuk ka forcë dhe argument për asgjë. Do vazhdoj krah Sonit dhe kujtdo që punon”, tha ajo.

Megjithatë, për disa nga fermerët e tjerë, përplasja mes dy vajzave nuk është reale. Sara dhe Iliri hodhën dyshime se situata mund të jetë e stisur për të tërhequr vëmendje në lojë.

“Këto dy vajza kanë vendosur të krijojnë situata. Është e stisur”, u shpreh Sara.

Ndërsa Iliri shtoi: “Do ishte e bukur po të ishte e vërtetë. Është skenar sepse të gjithë të tjerët u kanë kthyer shpinën.”

Mes debateve dhe akuzave, mbetet për t’u parë nëse marrëdhënia mes Kostanës dhe Zhakut do të përkeqësohet edhe më tej apo do të ketë një pajtim mes tyre.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=2Y9FkzUyIg8&t=3087s

Foto; https://www.instagram.com/kostanamorava/?hl=en