ShowBiz

“Bir k*rve, ta fus…”/ Ilir Shaqiri shpërthen ndaj Mozës, rrjeti kërkon përjashtimin nga “Ferma VIP”

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale nga ish-konkurrenti i “Ferma VIP”, Akili, ka ndezur debat të fortë mbi sjelljen e Ilir Shaqirit brenda reality show-t.

Në pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi online, shihet vazhdimi i përplasjes së tensionuar pranë pishinës mes balerinit dhe shkrimtares Mimoza Ahmeti. Situata duket se ka degraduar në ofendime të rënda dhe gjuhë fyese, duke kaluar kufijtë e etikës së programit.

Në videon e publikuar, Iliri dëgjohet teksa i drejtohet Mozës me tone kërcënuese:

“Hajde mu ofro nesër prapë… Ta fus mu te gropa. Ça bir k*rve. Qelbësirë femër. Ta tregoj unë ty…”

Deklaratat kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës kanë kërkuar masa ndaj tij, madje duke aluduar edhe për një përjashtim të mundshëm nga formati.

Deri më tani, produksioni i “Ferma VIP” nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me incidentin, ndërsa pritet të shihet nëse sjellja e Ilir Shaqirit do të ketë pasoja në vijimësinë e tij në garë.