ShowBiz

Ola i bën dedikimin e ëmbël nënës së Adionit për ditëlindje

Ola dhe Adion Puka vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të “Ferma VIP”, ndërsa lidhja e tyre duket çdo ditë e më e fortë. Së fundmi, Ola ka emocionuar ndjekësit me një dedikim të ëmbël për nënën e Adionit me rastin e ditëlindjes së saj.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Ola publikoi një foto ku shfaqet duke përqafuar vjehrrën e saj, ndërsa krahas imazhit shkroi: “Urime ditëlindjen! Festofsh edhe 100 të tjera pranë nesh!”, duke e shoqëruar mesazhin edhe me një emoji kurore si simbol respekti dhe dashurie.

Gjestin e saj fansat e kanë komentuar si një tjetër dëshmi të afrimitetit që ajo ka krijuar me familjen e partnerit. Që prej daljes nga reality show, Ola dhe Adioni kanë treguar vazhdimisht se marrëdhënia e tyre nuk ishte thjesht një romancë televizive, por një histori që po vazhdon seriozisht edhe jashtë kamerave.

Çifti tashmë janë fejuar dhe shpesh ndajnë momente pranë familjeve të tyre, duke treguar harmoninë dhe lidhjen e ngushtë që kanë ndërtuar. Vetëm pak ditë më parë, Ola mori vëmendje edhe gjatë vizitës në Gjakovë, vendlindjen e Adionit, ku u pa duke u shërbyer kafe familjarëve të tij — një detaj që u komentua gjerësisht në rrjet si shenjë respekti ndaj traditave familjare.

Raporti i saj i afërt me nënën e Adionit duket se po forcohet gjithnjë e më shumë, ndërsa fansat vazhdojnë t’i konsiderojnë një nga çiftet më të dashur të momentit.

Burimi;https://www.instagram.com/iamolaelee/?hl=en

Foto;https://www.instagram.com/iamolaelee/?hl=en