Një zhvillim i papritur ka tronditur mbrëmjen e sotme në “Ferma VIP”, ku Indri deklaroi live ndarjen nga Vanesa Sono, vetëm pak orë pasi ish-konkurrentja reagoi publikisht për mungesën e saj në Prime.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vanesa sqaroi se kishte vendosur të mos ishte pjesë e spektaklit, duke lënë të kuptohet se pas largimit nga ferma kishte zbuluar situata që e kanë zhgënjyer. Ajo tha se kishte pritur në heshtje derisa “dyshimet e saj të vërtetoheshin”.
Këngëtarja zbuloi gjithashtu se i ishte kërkuar një përballje në studio me Klevisën dhe Sarën, por pas refuzimit të saj, sipas Vanesës, iu përmend ekzistenca e një letre që ajo e konsideroi si formë presioni.
“Sonte nuk do të jem pjesë e Prime, pasi e kam kuptuar përmbajtjen e letrës dhe arsyen pse më është kërkuar me ngulm të jem prezente,” shkroi ajo.
Por surpriza më e madhe erdhi gjatë Prime-it, kur Indri lexoi publikisht një letër drejtuar Vanesës dhe konfirmoi fundin e marrëdhënies së tyre.
“Nuk jam i duhuri për ty, ti meriton dikë që të do ashtu si ti mua,” u shpreh ai mes emocionesh, duke shtuar se ditët larg saj i kishin sjellë ndjesinë e lirisë dhe jo mungesës.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa publiku po komenton gjerësisht raportin mes dy ish-fermerëve dhe prapaskenat që duket se po dalin në dritë pas përfundimit të eksperiencës në “Ferma VIP”.
Burimi;https://www.instagram.com/p/DYYBjEVDcVM/?hl=en&img_index=1
Foto;https://www.instagram.com/p/DYYBjEVDcVM/?hl=en&img_index=1