Sipas MeteoAlb: Shqipëria; gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta POR në shtrirjen Lindore vranësirat do të jenë disi më të dendura; Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat gradualisht të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta shiu në skajin Verior dhe pjesërisht në Lindje; duke gjeneruar shira të përkohëshëm; Gjatë natës pritet largim i vranësirave nga i gjithë territorin i vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të ndjeshme të tyre duke u luahtur nga; 10°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë deri në 33°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarqet Lezhë dhe Vlorë.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgezim 2 ballë.
Burimi;https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-1-qershor-2026/
Foto; Freepik.com