ShowBiz

Sara Karaj eliminohet nga “Ferma VIP”, Ilir Shaqiri siguron vendin në finale

Vetëm pak ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, gara ka humbur një tjetër konkurrente të fortë. Sara Karaj ka ndërprerë përfundimisht rrugëtimin e saj në reality show, pas vendimit të publikut në televotimin e fundit.

Sara, e cila ishte pjesë e fermës që nga dita e parë, konsiderohej një nga konkurrentet më ambicioze dhe më të vendosura për të arritur deri në fund të garës dhe për të fituar çmimin e madh.

Megjithatë, humbja e dy sfidave vendimtare e çoi atë në një televotim “kokë më kokë” me Ilir Shaqirin. Në fund, ishin votat e publikut që vendosën fatin e garës, duke i dhënë Ilirit mundësinë të vazhdojë rrugëtimin drejt finales, ndërsa Sara u detyrua të largohej vetëm tre ditë para natës së madhe.

Me eliminimin e saj, tashmë janë konfirmuar pesë finalistët e edicionit të tretë të “Ferma VIP”: Moza, Ilir Shaqiri, Soni Malaj, Dj Bujaka dhe Vis Pupa.

Njëri prej tyre do të shpallet fitues i madh i këtij sezoni dhe do të rrëmbejë çmimin kryesor, ndërsa katër finalistët e tjerë do të shpërblehen me nga 10 mijë euro secili.

Finalja e madhe e “Ferma VIP 3” pritet të sjellë emocione të forta dhe surpriza, ndërsa publiku do të vendosë se kush do të kurorëzohet fitues i këtij edicioni.

Burimi; https://www.instagram.com/sara.karaj/

Foto; https://www.instagram.com/sara.karaj/