Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Callum Turner, po kalojnë ditë romantike në Itali, duke shijuar muajin e mjaltit vetëm pak ditë pas dasmës së tyre luksoze.
Çifti i sapomartuar u fotografua më 12 qershor në brigjet e mrekullueshme të Amalfi Coast, në zonën e Salernos, ku u panë duke notuar, përqafuar dhe shkëmbyer puthje në det. Fotot romantike kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave në mbarë botën.
Këngëtarja me origjinë shqiptare u shfaq me bikini metalike në ngjyrë ari dhe një shami elegante në flokë, ndërsa Callum Turner kishte zgjedhur një kostum të zi plazhi.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzuan dashurinë e tyre më 6 qershor në një ceremoni madhështore të mbajtur në Villa Valguarnera, në Palermo të Sicilisë. Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte performanca e legjendës së muzikës, Elton John, i cili thuhet se interpretoi në piano këngën e tij ikonike Your Song.
Para ceremonisë në Itali, çifti kishte zhvilluar edhe një martesë civile më 31 maj në Old Marylebone Town Hall në Londër.
Për ditën e saj të madhe, Dua Lipa zgjodhi një fustan të veçantë nga shtëpia prestigjioze e modës Schiaparelli, i dizajnuar nga Daniel Roseberry. Pamja u kompletua me këpucë Christian Louboutin dhe një kapelë elegante të stilistit Stephen Jones. Ndërkohë, Callum Turner u paraqit me një kostum klasik blu të errët.
Fotot e muajit të mjaltit kanë pushtuar rrjetet sociale, duke konfirmuar se çifti po shijon në maksimum fillimin e jetës së tyre si bashkëshortë.