Xheneta Fetahu ka bërë një deklaratë të fortë ndaj ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”, Loredana Brati, duke e cilësuar atë si banoren më false të formatit.
Gjatë një interviste me Mateo Borrin, modelja nga Kosova u pyet se kë konsideron si banoren më fallco në shtëpinë e famshme. Pa hezitim, Xheneta u përgjigj:
“Loredana Brati”.
Ndërkohë, Manushi ndërhyri duke thënë se nuk ishte dakord me këtë vlerësim, por Xheneta theksoi se bëhej fjalë për mendimin e saj personal.
Deklarata e saj ka rikthyer në vëmendje raportin e tensionuar mes dy vajzave. Më herët, Loredana ishte përfolur për një afrim të mundshëm me Gjestin, fituesin e “Big Brother VIP Albania 4”, çështje që u komentua gjerësisht në media dhe rrjete sociale.
Në atë periudhë, Loredana dhe Xheneta konsideroheshin mike të ngushta, ndaj situata duket se ka lënë pas një hatërmbetje që vazhdon edhe sot. Me deklaratën e fundit, Xheneta lë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre mbetet e ftohtë, ndërsa fansat kanë nisur menjëherë diskutimet për arsyet e kësaj përpla