Kanë kaluar shtatë muaj nga ndarja nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi, ndërsa bashkëshortja e tij, Selvija, e ka kujtuar me një dedikim emocionues në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta të artistit, duke shprehur mallin e madh që ndjen për të dhe zbuluar se mungesa e tij vazhdon të ndihet çdo ditë, veçanërisht nga djali i tyre, Roeli.
Në një nga mesazhet e publikuara, Selvija shkruan me dhimbje:
“Nëse do të mund ta shihje buzëqeshjen e Roelit dhe sa shumë po rritet çdo ditë… Na mungon shumë engjëlli ynë.”
Në një tjetër postim, ajo ka ndarë edhe disa fjalë prekëse kushtuar bashkëshortit të ndjerë:
“7 muaj pa ty, Shpat. Unë dhe Roeli kemi shumë nevojë për ty çdo ditë.”
Dedikimi i saj ka prekur ndjekësit, të cilët kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi, mbështetjeje dhe kujtime për artistin.
Edhe pse kanë kaluar shtatë muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi i Shpat Kasapit mbetet i gjallë për familjen, miqtë dhe publikun që e ndoqi ndër vite, ndërsa bashkëshortja dhe djali i tyre vazhdojnë ta kujtojnë me dashuri dhe mall.