ShowBiz

Megi Pojani publikon momentin e ëmbël me dy mbesat: Dy herë teze brenda pak muajsh

Moderatorja Megi Pojani ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke publikuar në InstaStory një fotografi ku shfaqet me dy mbesat e saj në krahë.

Vogëlushet janë vajzat e dy motrave të saj, Ina dhe Marsi, të cilat u bënë nëna me vetëm pak muaj diferencë nga njëra-tjetra. Kështu, Megi është bërë dy herë teze brenda një periudhe të shkurtër.

Në foton e publikuar, moderatorja shihet duke i përqafuar me shumë dashuri dy vogëlushet, ndërsa momenti i ngrohtë familjar ka marrë menjëherë vëmendjen dhe pëlqimin e ndjekësve në rrjetet sociale.

Prej kohësh, Megi Pojani ka treguar se familja zë një vend të veçantë në jetën e saj dhe nuk heziton të ndajë herë pas here me publikun çaste të bukura me njerëzit më të afërt.

Ky postim vjen pak kohë pasi motrat e saj mirëpritën në jetë vajzat e tyre, duke sjellë një gëzim të dyfishtë në familjen Pojani.

Burimi: https://www.instagram.com/megipojani/

Foto;https://www.instagram.com/megipojani/