ShowBiz

Benita Zena: Nuk besoj te çiftet që krijohen në Big Brother, shumica ndahen pas një ose dy vitesh

Ish-banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka ndarë mendimin e saj për marrëdhëniet romantike që lindin brenda formatit, duke u shprehur skeptike për jetëgjatësinë e tyre.

Në një intervistë për Top Albania Radio, Benita foli për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në vend, duke theksuar se për të është shumë e vështirë të lindë dashuria e vërtetë në një ambient si ai i Big Brother.

Dashuria për mua është një fjalë shumë e madhe. Mendoj që në Big është shumë problem me e dasht një person. Nëse kanë dalë çifte nga Bigu, mund të them që janë çështje interesi ose do të ndahen pas një viti, dy vite. Është shumë problem me i rezistu e me qëndru bashkë”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse beson te lidhjet e krijuara në reality show, Benita u përgjigj shkurt: “Nuk është se besoj”.

Megjithatë, nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova dolën disa çifte që vazhdojnë marrëdhënien edhe jashtë shtëpisë. Mes tyre janë Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj, të cilët shfaqën pëlqim gjatë qëndrimit në format, si dhe Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani, të cilët e nisën romancën pas përfundimit të spektaklit.

Deklarata e Benita Zenës ka rikthyer diskutimet mbi sa reale dhe afatgjata janë marrëdhëniet që krijohen në reality show, një temë që vazhdon të ngjallë interes te publiku.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=ITU8No0Jr90

Foto; https://www.youtube.com/watch?v=ITU8No0Jr90