Jennifer Lopez ka ndarë me ndjekësit disa momente nga udhëtimi i përbashkët me motrën e saj, Lynda Lopez, organizuar për të festuar ditëlindjet e tyre.
Në fotografitë e publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, diva e muzikës shfaqet duke u relaksuar në një vaskë luksoze, ndërsa motra e saj qëndron pranë saj. Dy motrat shihen gjithashtu duke shijuar ëmbëlsira dhe duke fryrë qirinjtë e ditëlindjes.
Vëmendje të madhe tërhoqi edhe paraqitja elegante dhe provokuese e Jennifer Lopez. Këngëtarja veshi një kostum të zi transparent me dantellë nga “Dolce & Gabbana”, të kombinuar me geta rrjetë, vello në ngjyrë të zezë dhe të artë, një kurorë të madhe dhe një gjerdan të artë.
“Një udhëtim i dyfishtë me motrën për ditëlindje është gjithmonë një ide e mirë! Të dua, Lynnie! Gëzuar ditëlindjen!”, shkroi Jennifer krahas fotografive.
Publikimi mori menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët e komplimentuan yllin e muzikës për formën fizike dhe stilin e saj. Lopez vazhdon të dëshmojë se për të bukuria nuk njeh moshë, duke tërhequr vëmendje me çdo paraqitje publike.
Pak ditë më parë, këngëtarja ishte cilësuar nga admiruesit si “gruaja më e bukur në botë”, pasi pozoi me një fustan të shkurtër pranë futbollistit Erling Haaland gjatë qëndrimit të saj në Itali.
Burimi;https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/39808155/jlo-shares-naked-bathtub-snap-sexy-suspenders-sister-birthdaay
Foto;https://www.instagram.com/jlo/