Aktorja 59-vjeçare, e cila u bë e famshme ndërkombëtarisht me rolin e rojes bregdetare CJ Parker, tha për Deadline se nuk ka marrë asnjë ofertë për t’u përfshirë në projektin e ardhshëm.
“Askush nuk më ka kontaktuar. Nuk di shumë për këtë”, është shprehur Anderson.
Megjithatë, ajo theksoi se nuk ka në plan të rikthehet në serialin që i hapi dyert e famës botërore. Sipas saj, producentët kanë zhvilluar bisedime me dy djemtë e saj, Brandon Thomas Lee dhe Dylan Jagger Lee, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Tommy Lee.
Anderson bëri të ditur se nuk është arritur ndonjë marrëveshje, por u uroi sukses të gjithë personave të përfshirë në projektin e ri.
Aktorja ishte pjesë e “Baywatch” nga viti 1992 deri në vitin 1997, duke interpretuar në 77 episode. Ajo e riktheu më vonë personazhin e saj, CJ Parker, edhe në filmin “Baywatch: Hawaiian Wedding” në vitin 2003.
Seriali i ri pritet të ketë në kastë emra si Brooks Nader, Shay Mitchell dhe Stephen Amell. Premiera është planifikuar për janar të vitit 2027 në Fox, ndërsa më pas do të jetë i disponueshëm edhe në Hulu.
Duke kujtuar periudhën e saj në “Baywatch”, Anderson ka thënë se ishte një eksperiencë që e shijonte çdo ditë dhe që ndryshoi rrjedhën e karrierës së saj. Megjithatë, aktorja tani dëshiron të eksplorojë role të reja dhe projekte më sfiduese në film e teatër.
“Tani është koha ime për të luajtur personazhe të ndryshëm. Dua të bëj zgjedhje të guximshme, të befasoj njerëzit dhe të befasoj edhe veten”, është shprehur ajo.
Burimi;https://www.instagram.com/p/DTTofAGEdWT/?img_index=1
Foto; https://www.instagram.com/p/DTTofAGEdWT/?img_index=1