ShowBiz

Selin kritikon Brikena Selmanin: “Bota nuk rrotullohet rreth teje”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Selin, ka komentuar intervistën që Brikena Selmani realizoi me Gretën në emisionin “Top Arena”, duke e cilësuar të panevojshme një nga pyetjet e moderatores.

E ftuar në “Pushime on Top”, Selin tha se nuk i ka pëlqyer pyetja drejtuar Gretës nëse ajo dhe ish-banorët e tjerë vazhdojnë të flasin për Brikenën edhe pas përfundimit të reality show-t.

Sipas saj, vetëvlerësimi është i rëndësishëm, por nuk duhet të krijohet përshtypja se gjithçka sillet rreth një personi.

“Është në rregull kur e vetëvlerëson veten, por njeriu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë. Nëse dikush më ka thënë se bota nuk rrotullohet rreth teje, i kam thënë që e imja rrotullohet rreth meje”, u shpreh Selin.

Ajo shtoi se kishte pritur një përgjigje tjetër nga Greta, ndërsa theksoi se do t’i ishte përgjigjur drejtpërdrejt Brikenës nëse pyetja do t’i drejtohej asaj.

“Nëse Brikena do të m’i kishte bërë mua ato pyetje, do t’i kisha dhënë përgjigjen. Nuk e di pse zgjodhi të pyeste dikë tjetër. Në momentin që pyet dikë për mua, ndërkohë që mua më ke pasur aty dhe nuk më pyete, ose nuk je e gatshme ta dëgjosh përgjigjen time”, deklaroi ajo.