Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 4”, Londrim Mekaj, ishte i ftuar në emisionin “Andale”, ku iu nënshtrua pyetjeve të shoqëruara me makinën e së vërtetës.
Një nga momentet që mori më së shumti vëmendje ishte pyetja nëse ai kishte tradhtuar ndonjëherë në një lidhje.
Londrimi u përgjigj me humor: “Me dijeninë time, jo.”
Megjithatë, sipas rezultatit të paraqitur nga makina e së vërtetës në emision, përgjigjja e tij u cilësua si e pavërtetë, duke shkaktuar reagime dhe të qeshura në studio.
Këngëtari e priti rezultatin me sportivitet, ndërsa momenti u komentua gjerësisht nga publiku.fcbv wxdsvd