Këngëtari Olsi Bylyku ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “EX”.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ai ka ndarë një pjesë të shkurtër nga kënga, duke ngjallur menjëherë interes dhe reagime të shumta nga ndjekësit.
Vargjet e publikuara kanë bërë që shumë fansa të spekulojnë se kënga mund të jetë një dedikim për ish-partneren e tij, Egli Tako.
Në videon e publikuar dëgjohen vargjet: “Ajo që kur u nda body 10/10, ajo ka ndërru krejt disponimin, ex-i ta hoqi shkëlqimin…”.
Pas publikimit, komentet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, me shumë ndjekës që kanë aluduar se projekti i ri i Olsit lidhet me Eglin.
Megjithatë, këngëtari nuk ka konfirmuar nëse teksti i “EX” i kushtohet ish-partneres së tij apo nëse bëhet fjalë thjesht për një tematikë artistike.