Lifestyle

Cheerful business woman with glasses posing with her hands under her face showing her smile in an office. Playful hispanic female entrepreneur looking happy and excited at workplace

Si t’i rezistojmë sindromës “Overthinking” kur marrim vendime?!

Të mendurarit më shumë sec duhet, është një nga përvojat më të zakonshme që njerëzit hasin gjatë marrjes së vendimeve, sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhje të rëndësishme në karrierë, marrëdhënie apo jetën personale.

Edhe pse marrja e më shumë kohës dhe analizimi i informacionit mund të ndihmojë në përmirësimin e një vendimi, ekspertët theksojnë se të menduarit e tepërt jo gjithmonë sjell rezultat më të mirë. Në shumë raste, ai mund të krijojë stres, pasiguri dhe ndjesinë e ngecjes.

Sipas studiuesve, mbimendimi ndodh kur një person vazhdon të shqyrtojë të njëjtat mundësi pa marrë informacion të ri dhe pa arritur të ndihet më i sigurt për zgjedhjen e tij. Sa më shumë të zgjatet vendimi, aq më shumë mund të ulet besimi tek vetja dhe të rritet shqetësimi emocional.

Tre format më të zakonshme të mbimendimit janë kërkimi i përsosmërisë, mbingarkesa nga shumë zgjedhje dhe ruminimi — pra fokusimi i vazhdueshëm te ndjenjat negative, në vend të gjetjes së një zgjidhjeje.

Personat që synojnë gjithmonë rezultatin perfekt shpesh përballen me më shumë stres dhe pakënaqësi, edhe kur zgjedhja e tyre mund të jetë e mirë. Ndërsa kur ka shumë opsione, vështirësia nuk lidhet gjithmonë me numrin e tyre, por me pamundësinë për të kuptuar se cili është më i përshtatshmi.

Ekspertët këshillojnë që, për t’i rezistuar mbimendimit, njerëzit duhet të pranojnë se nuk mund ta kontrollojnë plotësisht të ardhmen. Një vendim i mirë nuk garanton gjithmonë rezultat ideal, pasi shumë faktorë varen nga rrethanat, koha dhe zgjedhjet e të tjerëve.

Një mënyrë tjetër për të lehtësuar procesin është përcaktimi i qartë i prioriteteve. Në vend që të kërkohet opsioni “perfekt”, rekomandohet të zgjidhet alternativa që i përshtatet më mirë nevojave dhe qëllimeve të momentit.

Në fund, mesazhi kryesor është i thjeshtë: nuk mund të kontrollojmë çdo rezultat, por mund të marrim vendimin më të mirë të mundshëm me informacionin që kemi në atë moment.

Burimi;https://www.psychologytoday.com/us/blog/the-leadership-brief/202607/how-to-resist-overthinking-decisions

Foto; Freepik.com