ShowBiz

Ariana Grande tërhiqet përkohësisht nga daljet publike pas turneut

Këngëtarja amerikane Ariana Grande ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga angazhimet publike, sapo të përfundojë turneu i saj “Eternal Sunshine Tour” në Londër.

Lajmi është konfirmuar nga revista amerikane People, e cila citon përfaqësuesit e artistes. Sipas tyre, Grande dëshiron të marrë një pauzë të merituar nga daljet dhe angazhimet publike, pas një periudhe të gjatë vëmendjeje dhe komentesh të vazhdueshme për jetën e saj personale, pamjen dhe shëndetin.

Artistja 33-vjeçare ka vendosur gjithashtu të mos jetë pjesë e rikthimit në skenën londineze të muzikalit të njohur “Sunday in the Park With George”, i planifikuar për verën e vitit 2027 në Barbican. Producentët e shfaqjes kanë konfirmuar largimin e saj, duke theksuar se e respektojnë dhe e mbështesin plotësisht vendimin e këngëtares.

Ky vendim vjen pasi Ariana ka qenë shpesh në qendër të debatit publik lidhur me pamjen e saj fizike. Diskutimet u shtuan pas publikimit të videoklipit të ri “Petal”, ku artistja trajton presionin, gjykimet dhe paragjykimet me të cilat përballen figurat publike.

Grande pritet të përmbushë fillimisht datat e mbetura të turneut, i cili përfundon më 1 shtator në Londër, përpara se të largohet për një kohë të pacaktuar nga paraqitjet publike.

Burimi;https://people.com/ariana-grande-has-people-supporting-slowing-down-prepared-focus-on-herself-exclusive-12032783

Foto;https://www.instagram.com/arianagrande/?hl=en